Amerika nuk është në pozitë që të gjykojë të tjerët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97345-amerika_nuk_është_në_pozitë_që_të_gjykojë_të_tjerët
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak në pozitë për të gjykuar vendet e tjera në aspektin politik, ligjor dhe moral, dhe së pari duhet të sqarojnë dosjet e tyre të errëta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2020 04:26 Europe/Tirane
  • Amerika nuk është në pozitë që të gjykojë të tjerët

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak në pozitë për të gjykuar vendet e tjera në aspektin politik, ligjor dhe moral, dhe së pari duhet të sqarojnë dosjet e tyre të errëta.

Abas Musavi i bëri këto komente të hënën ndërsa iu referua një raporti të fundit në të cilin Departamenti i Shtetit i SHBA akuzoi disa zyrtarë iranianë, përfshirë ministrin e brendshëm, për abuzime të të drejtave të njeriut. "Ky i ashtuquajtur raport është përpiluar mbi bazën e akuzave të pabazuara dhe imagjinare për të cilat nuk është dhënë asnjë provë dhe është përpiluar nga ata që kanë ndërhyrë në punët e brendshme të të paktën 55 vendeve të pavarura gjatë shekullit të kaluar nën justifikime të pabaza. Ekziston një listë e gjatë e veprimeve të tyre të paligjshme të SHBA kundër popujve të botës, një pjesë e të cilave janë denoncuar nga analistë dhe studiues, të cilët kanë botuar qindra libra në këtë drejtim", tha Musavi. Mousavi më tej e përshkroi regjimin amerikan si një sponsorizues shtetëror i terrorizmit dhe tha: "Sipas informacionit të disponueshëm, Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960 kanë strehuar të paktën tetë grupe të njohura terroriste, të cilët kanë dosje të përgjakshme në Azinë Perëndimore, Evropë dhe në Amerikën Latine. Midis tyre është organizata terroriste Muxhahedin Khalk, e cila është përgjegjëse për vrasjen e 17,000 qytetarëve dhe zyrtarëve iranianë gjatë katër dekadave të fundit. " Ai shtoi se krijimi dhe sigurimi i mbështetjes për grupin barbar dhe gjakpirës ISIS është ndër krimet e tjera historike që amerikanët kanë kryer vitet e fundit. Musavi vuri në dukje se militarizmi amerikan, nga ana tjetër, ka tejkaluar atë të "perandorive" të egra" në histori, duke shtuar:" Ky militarizëm ka qenë aq i paparë, saqë ky vend ka regjistruar 135 luftëra të mëdha në historinë e tij, dhe vetëm në 16 vite nga historia e saj 243-vjeçare, Amerika nuk ka qenë e përfshirë në luftë, vrasje dhe gjakderdhje përmes përdorimit të armëve konvencionale dhe jokonvencionale”. Duke përmendur ndërhyrjen direkte dhe indirekte të SHBA-së në grushte shteti, ndryshime të regjimeve dhe në revolucionet me ngjyra që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha: "SHBA drejtpërdrejt dhe përmes Agjencisë së saj Qendrore të Inteligjencës (CIA) ka realizuar 79 raste të grushtit të shtetit dhe ndryshim të regjimit në vendet e botës, një numër prej të cilave kanë qenë të pasuksesshëm". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i ka sugjeruar autoritetet amerikane që të lexojnë edhe ligjet brenda në Amerikës pas veprimeve terroriste si vrasja e qëllimshme, terroret politike, dënimet ekstra me vdekje të cilat janë veprime për të mbuluar të vërtetën dhe për ta fshehur atë nga opinioni publik. Colin S Cavell, profesor i universiteti të shkencave politike në universitetin e Floridas thotë: Amerika me shitjen e miliarda dollarëve në rajon, është bërë shkak për shtimin e destabiliteti dhe pasigurisë së rajonit. Duhet theksuar se armiqësitë e Amerikës me kombin iranian dhe shtetin e dalë nga vota e popullit kanë rrënjë të thella. Amerika në formë të direkte dhe nëpërmjet CIA-s amerikane ka kryer 79 grushte shteti mes tyre ai i 28 Mordadit. Me fitoren e revolucionit islamik në Iran, duart e Amerikës në këtë vend u prenë dhe për këtë gjatë gjithë kësaj kohe Amerika është munduar të nxijë imazhin e Iranit dhe të akuzojë Iranin me qëllim që të arrijë qëllimet e saj në rajon.