Anija iraniane Petunia së shpejti në ujërat e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97363-anija_iraniane_petunia_së_shpejti_në_ujërat_e_venezuelës
Dërgimi i karburantit nga Irani për në Venezuelë në një kohë kur të dy vendet janë të sanksionuar nga Amerika, ka ngjallur reagime të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2020 17:02 Europe/Tirane
  • Anija iraniane Petunia së shpejti në ujërat e Venezuelës

Dërgimi i karburantit nga Irani për në Venezuelë në një kohë kur të dy vendet janë të sanksionuar nga Amerika, ka ngjallur reagime të ndryshme.

Agjencia Sputnik njofton se sipas sajtit Marine Trafic, anija iraniane Petunia ndodhet në mes të detit të Karaibeve me oqeanin Atlantik i veriut. Anija iraniane me karburant është në prag të futjes nga verilindja e Venezuelës dhe pritet që pas disa orësh të arrijë në këtë vend. Para dy javësh 5 anije iraniane me karburant kanë kaluar nga ngushtica e Gjibraltarit me destinacion Venezuelën. Anija e parë që ka arritur në këtë vend është anija Fortune. Venezuela përveç problemeve ekonomike për shkak të ndalimit të shitjes së benzinës, përballet me mungesë të theksuar benzine në vend gjë e cila ka ndikuar negativisht në jetën e njerëzve të thjeshtë.