Nesër hapet parlamenti I 11-të I Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97368-nesër_hapet_parlamenti_i_11_të_i_iranit
Kreu i shtabit organizativ për ceremoninë e hapjes së parlamentit të 11-të të Iranit njoftoi se duke pasur parasysh kushtet aktuale në vend për shkak të virusit korona, ceremonia do të organizohet në formë ndryshe nga herët e tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2020 17:03 Europe/Tirane
  • Nesër hapet parlamenti I 11-të I Iranit

Kreu i shtabit organizativ për ceremoninë e hapjes së parlamentit të 11-të të Iranit njoftoi se duke pasur parasysh kushtet aktuale në vend për shkak të virusit korona, ceremonia do të organizohet në formë ndryshe nga herët e tjera.

Ceremonia e hapjes së parlamentit të 11-të të Iranit nis nesër në mëngjes me leximin e kuranit dhe në prani të 276 deputetëve të zgjedhur si dhe të presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Kreu i shtabit organizativ të ceremonisë në fjalë tha se ceremonia do të jetë ndryshe, pasi herët e tjera në këtë ceremoni kanë marrë pjesë anëtarët e qeverisë, funksionarë të vendit dhe të forcave ushtarake, prefektët, liderë fetarë dhe drejtues të pakicave fetare, artistë dhe figura të kulturës, por sivjet të ftuarit janë kufizuar për shkak të virusit korona.