Musavi: Qeveria e Amerikës vlerëson racizmin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97411-musavi_qeveria_e_amerikës_vlerëson_racizmin
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj vrasjes së një zezaku nga policia e Amerikës, ka theksuar se qeveria e Amerikës po e i jep vlerë racizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2020 11:53 Europe/Tirane
  • Musavi: Qeveria e Amerikës vlerëson racizmin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj vrasjes së një zezaku nga policia e Amerikës, ka theksuar se qeveria e Amerikës po e i jep vlerë racizmit.

Një polic i bardh në Amerikë ditën e hënë ka vrarë zezakun Georg Fluid në qytetin Menneapolis në shtetin Minnesota.  

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (të enjten) në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Vrasja në mënyrë të egër dhe me gjakftohtësinë e plotë të Georg Fluid nga një burrë i bardh që mban uniformën e policit, në mënyrë të tmerrshme tregon racizmin e organizuar dhe ndjenjën e superioritetit të bardhë që vlerësohet dhe nderohet nga ana e klasës sunduese aktuale në Amerikës”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e mërkurë gjithashtu në një Twitter ka shkruar: “Gjashtë vite pas lutjeve të Eric Garner i cili thoshte "nuk mund të marrë frymë", kësaj radhe Georg Fluid një zezak tjetër, është vrarë gjatë arrestimit në mënyrë çnjerëzore dhe të egër nga ana e policisë amerikane".

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë: "Siç duket dhuna e policisë së Amerikës kundër zezakëve nuk njeh kurrfarë kufiri e mase të caktuar dhe ashtu si gjithmonë, përgjigja e Amerikës ndaj kërkesës për zbatimin e drejtësisë, është përdorimi i forcës dhe dhunës më të gjerë".