Forbes: Irani i bashkohet klubit të prodhuesve të nëndetëseve pa ekuipazh
Gazeta amerikane Forbes duke analizuar nëndetësen e re të Iranit shkruan se Irani është futur në klubin e gjenive prodhues të nëndetëseve pa ekuipazh.
Gazeta Forbes shkruan: Irani javën e fundit ka zbuluar një mjet të ri lundrues që është një nëndetëse e vogël pa ekuipazh ose thënë ndryshe një UUV. Sipas Forbes nëndetësja pa ekuipazh e prodhuar nga Irani ngjason shumë me nëndetësen e madhe të prodhuar nga kompania Boeing XLUUV. Ditën e enjte në një ceremoni të organizuar në prani të komandantit të përgjithshëm të forcave të gardës revolucionare dhe ministrit të mbrojtjes, janë prezantuar më shumë se 100 mjete lundruese që ngrenë fuqinë e forcave detare të Iranit. Në këtë ceremoni janë prezantuar lundrues si Ashura, Tarek dhe Dhulfakar të cilët janë prodhuar nga kompanitë novatore të industrisë së mbrojtjes dhe qendrat profesionale të forcave detare të gardës revolucionare. Mjetet lundruese me kapacitetin e tyre hidrodinamik kanë shpejtësi të madhe dhe ato do të kenë ndikim të madh në fuqinë e forcave detare të gardës revolucionare në gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit.