Irani është shembull në përballjen me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97465-irani_është_shembull_në_përballjen_me_covid_19
Ministri iranian i Shëndetësisë Said Namaki tha të Shtunën se mënyra se si Irani ka luftuar pandeminë e COVID-19 është vendosur si një shembull në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2020 14:51 Europe/Tirane
  • Irani është shembull në përballjen me Covid-19

Ministri iranian i Shëndetësisë Said Namaki tha të Shtunën se mënyra se si Irani ka luftuar pandeminë e COVID-19 është vendosur si një shembull në botë.

Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë në përballjen e sanksioneve të vendosura dhe të kufizimeve ekonomike dhe mjekësore, Irani është një nga shtetet e suksesshme në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, vuri në dukje ai. Irani ka pozicionin më të mirë në luftën dhe kontrollin e pandemisë së koronavirusit dhe është përpara shumë vendeve të rajonit në prodhimin e vaksinave, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.