Irani: Lojërat e fajësimit nuk do të mashtrojnë botën
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi, në një mesazh iu referua serisë së tërheqjes së SHBA, duke thënë se bota nuk do të mashtrohet nga loja e fajësimit e SHBA-së.
"Në kapitullin e ri të serisë së saj të Tërheqjes, dhe në mesin e një pandemie që ka tronditur botën, Amerika përfundoi marrëdhëniet e saj me OBSH," shkroi Musavi në llogarinë e tij në Twitter. "Pasi dështoi në mbrojtjen e popullit të tij, ky regjim i papërgjegjshëm është duke kërkuar një fajtor për të fshehur paaftësinë e tij. Por lojërat e fajësimit nuk kanë mashtruar dhe nuk do ta mashtrojnë botën", shtoi Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se nuk kishte arritur t’i përgjigjet në mënyrë të duhur pandemisë, pasi Kina ka “kontroll të plotë” mbi të!