Irani dënon dhunën ndaj protestuesve në SHBA
"Administrata arrogante e Shteteve të Bashkuara, e cila duke iu drejtuar dhunës përsëri ka ekspozuar fytyrën e saj të shëmtuar dhe çnjerëzore përballë protestave popullore, ka bërë që të shkatërrohen shtyllat e të ashtuquajturës demokraci të saj ", tha gjenerali Abolfazl Shekarçi, zëdhënës i Forcave të Armatosura iraniane në aludim ndaj sjelljes raciste të presidentit amerikan dhe ndaj dhunës policore kundër qytetarëve amerikanë.
"Regjimi arrogant i SHBA këto ditë po përballet me trazira në të gjithë vendin, ndërsa udhëheqësit e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të shkaktojnë shumë anomali në rajon dhe në mbarë botën duke vazhduar politikat e tyre ndërhyrëse dhe luftënxitëse", shtoi ai. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane tha se mburrja e kotë e ekipit të Presidentit amerikan Donald Trump vjen në një kohë kur rënia e Shteteve të Bashkuara është përshpejtuar. "Humbjet e njëpasnjëshme përballë boshtit të Rezistencës dhe konfliktet në rritje me bashkësinë ndërkombëtare; kriza ekonomike, sistemi katastrofik shëndetësor, kufizimi i mediave dhe kriza e thellë sociale dhe e sigurisë në SHBA janë të pamohueshme", shtoi ai.