Irani dënon sanksionet e BE dhe të Amerikës kundër popullit të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97610-irani_dënon_sanksionet_e_be_dhe_të_amerikës_kundër_popullit_të_sirisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar shtimin e sanksioneve të BE dhe Amerikës kundër popullit të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Irani dënon sanksionet e BE dhe të Amerikës kundër popullit të Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar shtimin e sanksioneve të BE dhe Amerikës kundër popullit të Sirisë.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka dënuar shtimin e sanksioneve të BE dhe Amerikës kundër popullit të Sirisë dhe këtë veprim e ka quajtur të paligjshëm dhe në kundërshtim me bazat humanitare, ndërsa ka thënë: “Pasojat më të mëdha negative dhe dëmtimet më të mëdha të shkaktuara nga sanksione, godasin qytetarët e thjeshtë të Sirisë”.

Musavi duke thënë se sanksionet janë një armë kundër njerëzimit që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë në mënyrë serioze të drejtat e njeriut, theksoi: “Republika Islamike e Iranit edhe një herë deklaron mbështetjen e vet ndaj qeverisë dhe popullit të Sirisë dhe kërkon anulimin e të gjitha sanksioneve anti-njerëzore kundër Sirisë në mënyrë që ky vend duke shfrytëzuar ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare, të mund të sigurojë nevojat elementare dhe të rindërtojë infrastrukturën e shkatërruar nga sulmet e grupeve terroriste të mbështetura nga Perëndimi”.