Irani dënon sanksionet e BE dhe të Amerikës kundër popullit të Sirisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar shtimin e sanksioneve të BE dhe Amerikës kundër popullit të Sirisë.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka dënuar shtimin e sanksioneve të BE dhe Amerikës kundër popullit të Sirisë dhe këtë veprim e ka quajtur të paligjshëm dhe në kundërshtim me bazat humanitare, ndërsa ka thënë: “Pasojat më të mëdha negative dhe dëmtimet më të mëdha të shkaktuara nga sanksione, godasin qytetarët e thjeshtë të Sirisë”.
Musavi duke thënë se sanksionet janë një armë kundër njerëzimit që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë në mënyrë serioze të drejtat e njeriut, theksoi: “Republika Islamike e Iranit edhe një herë deklaron mbështetjen e vet ndaj qeverisë dhe popullit të Sirisë dhe kërkon anulimin e të gjitha sanksioneve anti-njerëzore kundër Sirisë në mënyrë që ky vend duke shfrytëzuar ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare, të mund të sigurojë nevojat elementare dhe të rindërtojë infrastrukturën e shkatërruar nga sulmet e grupeve terroriste të mbështetura nga Perëndimi”.