YouTube mbyll llogarinë e Radiotelevizionit të Iranit
Kompania Google me seli në Amerikë, me anë të një veprimi në kundërshtim me lirinë e shprehjes, ka mbyllur llogarinë e agjencisë së lajmeve të Iranit (IRIB) në rrjetin social YouTube.
Husejn Jusefifar, drejtori i mediave moderne të agjencisë së lajmeve IRIB ditën e shtunë në lidhje me mbylljen e llogarisë së kësaj medie, tha: "Agjencia e lajmeve IRIB nuk ka shkelur rregullat e veprimtarisë në YouTube".
Jusefifar vuri në dukje faktin se mbyllja e llogarisë së IRIB në YouTube është bërë njëkohësisht me mbylljen edhe të llogarisë në gjuhen angleze të IRIB në Twitter, ndërsa shtoi: "Publikimi i pamjeve të protestave qytetare në Amerikë kundër padrejtësisë strukturale dhe diskriminimit racor që po zhvillohen ditëve të fundit dhe informimi efikas në lidhje me trazirat dhe gjendjen kritike të shërbimeve të qeverisë së Amerikës për qytetarët gjatë krizës së përhapjes së virusit Korona, mund konsiderohen arsyet kryesor të këtij veprimi të YouTube që është bërë në kundërshtim me lirinë e shprehjes".
Husejn Jusefifar theksoi: "Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit në mënyrë të vetme po qëndron përball frontit të fuqive arrogante dhe luftës mediale të hegjemonizmit në kushte të pabarabarta dhe do të vazhdojë misionin e vet informativ".