Takhtrevançi: Amerika nën rezolutën 2231 nuk ka asnjë të drejtë
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, i ka cilësuar të padrejta deklaratat e homologut të tij amerikan dhe ka thënë se Amerika nën rezolutën 2231 nuk ka asnjë të drejtë.
Maxhid Takhtrevançi, në një mesazh të tij në Twitter deklaroi: Ambasadori i Amerikës në OKB kujton se Amerika mund të përdorë të drejtën e përdorimit të mekanizmit Moshe për kthimin e sanksioneve sipas rezolutës 2231. Kjo është gabim. Amerika që nga koha kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, nuk mund të jetë bashkëpunëtore e kësaj marrëveshjeje. Amerika e cila është shkelëse e rezolutës nuk mund të bëjë asnjë veprim sipas rezolutës 2231. Kelly Kraft përfaqësuese e përhershme e Amerikës në OKB në një konferencë për shtyp deklaroi se çdokush që lexon rezolutën 2231 e kupton se Amerika ka të drejtë të përdorë mekanizmin Moshe për rinovimin e embargos së armatimeve kundër Iranit. Me afrimin e datës për heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të penguar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit qeveria amerikane mes anëtarëve të KS të OKB ka shpërndarë një projekt-rezolutë ku kërkon ndalimin e heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur miratimi i kësaj projekt-rezolute ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mospërdorimin e veto-s nga ana e Rusisë dhe Kinës. Embargoja e armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB do të hiqet në tetor të vitit 2020.