Kthimi i cisternave iraniane të naftës dëshmon efektivitetin e rezistencës aktive
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97677-kthimi_i_cisternave_iraniane_të_naftës_dëshmon_efektivitetin_e_rezistencës_aktive
Kthimi i suksesshëm i cisternave iraniane nënvizon efektivitetin e strategjisë së rezistencës aktive, deklaroi Ali Shamkhani sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 07, 2020 22:42 Europe/Tirane
  • Kthimi i cisternave iraniane të naftës dëshmon efektivitetin e rezistencës aktive

Kthimi i suksesshëm i cisternave iraniane nënvizon efektivitetin e strategjisë së rezistencës aktive, deklaroi Ali Shamkhani sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.

Këtë të dielë, më 7 qershor, sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, Ali Shamkhani, në llogarinë e tij në Twitter shkroi: "Pasi e përfunduan me sukses misionin e tyre, cisternat iraniane të naftës janë rikthyer. Kjo vërteton se strategjia e rezistencës aktive ka funksionuar mirë dhe se njerëzit idiotë që kërkuan të na izolojnë aktualisht janë të izoluar nga fuqia e Iranit". Ai shtoi: "Fakti që Trump dhe Hook po lypin dialog me Iranin e mbështet këtë pohim." "Disfatat e njëpasnjëshme përballë boshtit të Rezistencës dhe konfliktet në rritje me bashkësinë ndërkombëtare; kriza ekonomike, sistemi katastrofik shëndetësor, kufizimi i mediave dhe kriza e thellë sociale dhe e sigurisë në SHBA janë të pamohueshme, "shtoi sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.