Ruhani i shpreh ngushëllimet popullit palestinez për vdekjen e Ramadan Abdullah Shallah
(last modified Sun, 07 Jun 2020 21:08:54 GMT )
Qershor 07, 2020 23:08 Europe/Tirane
  • Ruhani i shpreh ngushëllimet popullit palestinez për vdekjen e Ramadan Abdullah Shallah

Presidenti iranian Hasan Ruhani në një mesazh i shprehu popullit palestinez ngushëllimet e tij për vdekjen e ish sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, Ramadan Abdullah Shallah.

Në mesazhin e tij, Presidenti Ruhani tha se Abdullah Shallah e kaloi tërë jetën duke mbështetur dhe mbrojtur aspiratat e shtypura të Palestinës. "Ramadan Abdullah ka qenë një burim i shërbimeve të çmueshëm në historinë e luftës së popullit palestinez, dhe ai do të jetë një fener për brezat e ardhshëm në fushën e xhihadit dhe rezistencës", u shpreh Presidenti i RII. Ai shprehu solidaritetin me popullin e Palestinës dhe me të gjitha lëvizjet e Rezistencës Islamike si dhe me familjen e të ndjerit Abdullah Shallah. Ramadan Abdullah Shallah lindi në Gaza dhe mori doktoraturën në ekonomi nga Britania e Madhe. Sipas medias 'Al-Manar'me qendër në Bejrut, Abdullah Shallah vdiq nga një sëmundje nga e cila vuante për një kohë të gjatë.