Gjeneral Salami: Irani demonstroi fuqinë e tij
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se lëvizja e anijeve iraniane në ujërat e hapura nga Gjiri Persik për në Venezuelë demonstroi fuqinë e Iranit.
Të mërkurën, 10 qershor, gjatë ceremonisë së prezantimit të komandantit të ri të Akademisë Uashtarake "Imam Husein (a.s)" të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral brigade Husein Salami deklaroi se armiqtë kryesorë të Iranit, në veçanti të Shteteve të Bashkuara , ishin në rrugën e rënies. Gjeneral Salami shtoi se jo vetëm e gjithë bota, por edhe vetë amerikanët ishin të vetëdijshëm për krimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara. "Ne jemi duke u përgatitur për të mbrojtur revolucionin që po mposht shtyllën kurrizore të armiqve dhe falë Zotit, ne jemi dëshmitarë të zhdukjes së shpejtë të armiqve tanë të mëdhenj, veçanërisht të Amerikës. Dhe nëse krimet e Shteteve të Bashkuara janë vërejtur më parë në botë dhe janë fshehur në Amerikë, sot këto krime ndjehen edhe në Amerikë dhe populli amerikan është detyruar të djegë flamurin e Shteteve të Bashkuara ", tha Komandanti i Përgjithshëm i IRGC. Ai shtoi: "Shtetet e Bashkuara u përpoqe të impononin veten si një avokat për të drejtat e njeriut, por të gjitha imazhet e bukura që Amerika dëshironte t'i atribuoheshin, po zhduken". Gjeneral Salami theksoi se Shtetet e Bashkuara po vuanin nga një rënie ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa Republika Islamike e Iranit kishte mbijetuar përballë sanksioneve. Sa i përket dërgimit të cisternave të Iranit në Venezuelë, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tha se ky veprim demonstroi fuqinë e Iranit. "Zhvendosja e anijeve tona në ujërat e hapura nga Gjiri Persik në Venezuelë mbetet demonstrimi ynë më i madh i forcës dhe i aftësisë për të imponuar vullnetin tonë " tha ai.