Irani kërkesë Francës për leximin e kutisë së zezë të avionit ukrainas
Përfaqësuesi i Iranit në organizatën botërore të aviacionit civil, i ka kërkuar agjencisë ajrore të Francës që të rilexojë kutinë e zezë të avionit ukrainas.
Farhad Parvaresh, përfaqësuesi i Iranit në organizatën ndërkombëtare të aviacionit civil, ka thënë: Organizata kombëtare e aviacionit të Republikës Islamike të Iranit nga BEA ka kërkuar që për të lexojë kutinë e zezë të avionit ukrainas në prani të përfaqësuesve të vendeve përkatëse. Mohsen Baharvand, zëvendësi për çështjet juridike dhe ndërkombëtare në ministrinë e jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me Marta Morgan ministre e jashtme e Kanadsë shprehu gatishmërinë e Teheranit për përhspejtimin e procesit që lidhen me hetimet mbi shkaqet e rrëzimit të avionit ukrainas. Avioni Boeing-737 i kompanisë ajrore të Ukrainës është rrëzuar menjëherë pas ngritjes së tij nga aeroporti Imam Khomeini (ra) në Teheran. Avioni pasagjerësh ukrainas me të paktën 167 persona në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar në jug të kryeqytetit iranian Teheran. Avioni Boeing 737 - i cili ishte i destinuar për Kiev, u rrëzua në afërsi të rajonit Parand, një qytet në Qarkun Robat Karim, Provinca e Teheranit. Avioni u rrëzua për shkak të një gabimi njerëzor dhe lëshimit të një rakete pasi situata ishte e tensionuar për shkak të ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit nga ana e Amerikës dhe reagimit të Iranit me lëshimin e disa raketave në drejtim të bazave amerikane në Irak.