Ruhani: Prodhimet e Iranit janë shtuar me 12%
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi në dy muajt e kaluar prodhimet e Iranit në fushën e industrisë, bujqësisë dhe shërbimeve janë shtuar me 10 deri 12% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar për t'u përballur me virusin Korona, tha se prodhimi i vendit po vazhdon rrugën e progresit dhe eksporti i Iranit është duke u vendosur në nivel të mirë, ndërsa shtoi: "Pavarësisht problemeve që ka shkaktuar epidemia Covid-19 në mbarë botën, Irani ka arritur të tejkalojë me sukses këtë sfidë".
Ruhani gjithashtu vuri në dukje ndikimin e virusit Korona mbi eksportin jonaftor dhe tha: "Në dy javët e fundit, janë hapur shumë prej portave të Iranit me vendet fqinjë në anën perëndimore, jugore dhe veriore dhe është shtuar eksporti jonaftor".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se të gjithë sektorët e vendit por përdorin të gjitha kapacitetet e veta për t'u përballur me virusin Korona, deklaroi: "Ndihma mujore për ata të cilët mbulohen nga sigurimi i papunësisë dhe në tre muajt e kaluar për shkak të virusit Korona kanë pësuar dëme, do të zbatohet duke filluar që nga sot".
Ruhani gjithashtu duke theksuar respektimin e protokolleve shëndetësore, deklaroi: "Me rezistencë dhe qëndrueshmëri dhe unitet, mund të tejkalohen problemet e krijuara".