Irani mohon akuzat e Turqisë
(last modified Sat, 13 Jun 2020 19:43:39 GMT )
Qershor 13, 2020 21:43 Europe/Tirane
  • Irani mohon akuzat e Turqisë

Nën pretekstin e gjurmimit të terroristëve të PKK, Turqia pushtoi Sirinë veriore dhe Irakun veriperëndimor, të cilët ajo i bombardon pothuajse çdo ditë dhe me prepotencë.

A beson vërtet Erdogan se ai mund të shkojë edhe më tej? Gjatë një vizite në bazat operacionale në veri-perëndim të Iranit, gjeneral brigade Muhamed Pakpur, komandant i Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, në përgjigje të pretendimit të një zyrtari turk se elementë të PKK ishin të pranishëm në territorin iranian tha: "Ky pretendim është i papërgjegjshëm dhe i pabazë dhe ne e mohojmë atë". Ai shtoi se ka ndërveprime shumë të mira dhe të dobishme midis forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe atyre të Turqisë në kufijtë e përbashkët. "Para se të marrë ndonjë qëndrim mediatik mbi zhvillimet dhe incidentet në lidhje me kufijtë e përbashkët, pritet që autoritetet e vendit mik dhe fqinj të Turqisë, të kontaktojnë Republikën Islamike përmes kanaleve zyrtare të Iranit dhe t'i ndjekin këto çështje në përputhje me mekanizmat e parashikuar", tha Gjeneral-Brigade Pakpur. "Si pjesë e misionit të tyre për të garantuar sigurinë në veri-perëndim të vendit, Forcat Tokësore të IRGC, në bashkëpunim me rojet kufitare dhe njësitë e operacionit tokësor IRGC, janë aktivisht të pranishëm në kufij. Ata dominojnë plotësisht dhe vazhdimisht rajonin dhe kontrollojnë në mënyrë efektive kufijtë", tha ai para se të shtonte: "Prania e elementëve terroristë brenda vendit është pjesë e vijave tona të kuqe. Në të njëjtën kohë, është e kuptueshme për ne që operacionet e fundit të grupeve të vogla brenda territorit turk kanë bërë presion ndaj zyrtarëve turq, deri në atë pikë sa ata janë detyruar të bëjnë akuza të tilla. "

 

Tags