ANEA, vegël e Izraelit për luftë me Iranin?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97890-anea_vegël_e_izraelit_për_luftë_me_iranin
Ka diçka krejtësisht alarmante në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme iraniane drejtuar Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2020 19:20 Europe/Tirane
  • ANEA, vegël e Izraelit për luftë me Iranin?

Ka diçka krejtësisht alarmante në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme iraniane drejtuar Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Në pragun e një takimi të ANEA mbi Iranin, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi, paralajmëroi këtë agjensi kundër çdo vendimi "jo konstruktiv" që do të synonte Iranin "nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit": "Nëse merret një vendim jo konstruktiv, Irani do të reagonte ndaj tij dhe reagimi i tij do të ishte krejtësisht proporcional," paralajmëroi ai. Bordi i Guvernatorëve do të diskutojë një sërë çështjesh të hënën, por një raport i diskutueshëm që ANEA ka publikuar së fundmi mbi Iranin pritet të marrë vëmendjen qendrore. Raporti dyshohet se akuzon "Iranin se për dy muaj ka bllokuar inspektimet në vendet ku të ashtuquajturat aktivitete bërthamore mund të kenë ndodhur në të kaluarën". Kush është burimi i të dhënave të pabaza në të cilat u bazua ky raport? "Baza e raporit është pretendimi i regjimit sionist," tha Musavi, duke kritikuar ANEA-në për ndërmarrjen e veprimeve bazuar mbi akuzat e Izraelit. "ANEA duhet më tepër të ruajë neutralitetin e saj dhe t'i bazojë raportet e saj në informacione konkrete dhe të marra ligjërisht," tha ai. Diplomati iranian shpresoi që takimi i Bordit të Guvernatorëve "nuk do të rezultojë në ndonjë rezolutë që i drejtohet Iranit", duke paralajmëruar se një vendim i tillë "në një farë mënyre do të ndërlikonte bashkëpunimin e Iranit me agjencinë". Në të vërtetë, ky ndërlikim, i cili mund të përfshijë një gamë të gjerë reagimesh, nuk mund të shqetësonte vetëm Kombet e Bashkuara ose bashkëpunimin bërthamor iranian me ANEA. Gazeta Middle East Eye ngre hipotezën e një konfrontimi Izrael-Iran, i cili mund të shpërthente fillimisht në Siri, megjithëse një perspektivë e tillë nuk do të ndodhte pa dritën e gjelbër nga shteti Sirian: "Përballja Iran-Izrael në Siri mund të shndërrohet në një luftë të vërtetë? Të dy palët, siç e dimë, kanë interesa krejtësisht kontradiktorë në Siri, megjithatë, ky kontrast nuk është kthyer në një konfrontim më të gjerë ushtarak. Por nëse Izraeli arrin të ndikojë në ANEA dhe të diktojë mbi të procedurat që duhet të ndiqen, gjërat mund të ndryshojnë ",shkruan Middle East Eye. "Deri më tani Siria, Irani dhe aleatët e tyre i kanë marrë problemet e tyre me durim, por nëse Tel Avivi i shtyn gjërat shumë larg, ato mund të ndryshojnë shumë. Në kohët e fundit, zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë akuzuar vazhdimisht Iranin se ka rritur ritmin e pasurimit të tij bërthamor. Ata madje thonë se iranianët janë dy vjet larg nga prodhimi i një arme atomike. E gjithë kjo fushatë izraelite që synon të justifikojë kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit nuk i ka shpëtuar Teheranit. Sidomos pasi izraelitët, shumë të sigurt për mbështetjen e Trump, kohët e fundit madje kanë filluar të kërcënojnë Iranin duke thënë se nëse Irani vendos të përshpejtojë pasurimin e uraniumit, Izraeli duhet të "rishqyrtojë" reagimin e tij ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, me "të gjitha opsionet" mbi tryezë. Për ekipin e Netanjahut që e shohin epokën e Trump si një epokë historike për Izraelin, koha po mbaron. Situata e pasigurt në të cilën administrata amerikane e ka gjetur veten që nga epidemia e Covid-19 rrezikon t’i kushtojë qiramarrësit të Shtëpisë së Bardhë vendin e tij. Nga ku nxiten këto rryma që shtyjnë për një konfrontim të drejtpërdrejtë me Iranin në Siri, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA? Por Irani ka zhvilluar një strategji të luftës asimetrike që me të drejtë funksionon kundër Tel Avivit. Një nga avantazhet kryesore strategjike të Teheranit është aftësia e tij për të krijuar partneritete me shtete dhe aktorë jo-shtetërorë në lagjen e tij. Kjo lagje është gjithashtu ajo e Izraelit. Aktualisht, një luftë totale midis Iranit dhe Izraelit duket e pamundur. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duan të sjellin trupat e tyre në shtëpi pasi të kenë siguruar interesat e tyre strategjike. Fuqitë rajonale duket se e kanë kuptuar që një konfrontim më i madh ushtarak do të destabilizonte më tej tërë rajonin. Armiqësia midis Izraelit dhe Iranit ka të ngjarë të vazhdojë në disa arena, duke përfshirë sulmet kibernetike, me përpjekjet e hakerimit të raportuara së fundmi në të dy vendet. Por gjithsesi duhet vetëm një incident i vogël që mekanizmi balancues të zhduket. Një rezolutë që rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit bazuar mbi të dhënat e Mosadit nuk do të ishte një gjë që Irani të mos hakmerrej. Kjo është diçka që Tel Avivi do të duhet ta mendojë në sfondin e një administrate Trump që po humbet ndikimin dhe peshën e saj", thekson Middle East Eye.