ANEA është dorëzuar para shantazhit të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97959-anea_është_dorëzuar_para_shantazhit_të_shba
Kina dhe Rusia kanë kritikuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për dorëzimin përballë "shantazhimit" të SHBA pasi Bordi i Guvernatoriëve të ANEA miratoi të Premten një rezolutë kritike për Iranin për herë të parë që nga viti 2012.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2020 18:13 Europe/Tirane
  • ANEA është dorëzuar para shantazhit të SHBA

Kina dhe Rusia kanë kritikuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për dorëzimin përballë "shantazhimit" të SHBA pasi Bordi i Guvernatoriëve të ANEA miratoi të Premten një rezolutë kritike për Iranin për herë të parë që nga viti 2012.

Rezoluta, e paraqitur nga Franca, Britania dhe Gjermania, vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po punojnë për të zgjatur një embargo armësh kundër Iranit. Kina paraqiti një deklaratë me 5 faqe në ANEA, duke thënë se "Shkaqet kryesore të kësaj situate qëndrojnë në praktikat e njëanshme dhe shantazhuese të SHBA". I dërguari i Kinës Wang Qun tha se nëse nuk arrihet një zgjidhje, kjo mund të jetë këmbana e vdekjes për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe vendeve të botës. Ambasadori rus në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, vuri në dyshim nevojën për një rezolutë, duke thënë se mosmarrëveshja e fundit midis Iranit dhe ANEA nuk duhet të mbidramatizohet. "Jam i zhgënjyer thellësisht dhe i shqetësuar që Teherani dhe Sekretariati i ANEA nuk kanë gjetur akoma një zgjidhje për çështjen e hyrjes në dy lokacione në Iran që janë me interes për Agjencinë," deklaroi Ulyanov. "Megjithatë, nuk ka arsye të mbidramatizohet situata," shtoi ai. Duke e përkeqësuar situatën, rezoluta e mbështetur nga SHBA dhe e hartuar nga tre fuqitë evropiane i bën thirrje Iranit të "bashkëpunojë plotësisht" me kërkesat e ANEA për të vizituar dy vendet që sipas "informacionit" të Izraelit mund të kenë kryer punë të nivelit të ulët atomik dy dekada më parë. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë deklaroi se "asnjë vend nuk do ta hapë territorin e tij për inspektime" bazuar vetëm në pretendime të vazhdueshme të bëra nga armiku i tij. "Ndoshta ju mund të pyesni pse Irani nuk jep qasje automatikisht në të dy qendrat. Përgjigja është e qartë: si çështje e sovranitetit, asnjë vend nuk e hap territorin e vet për inspektime bazuar në pretendime të vazhdueshme të ngritura nga armiku i tij, edhe nëse është e qartë se rezultati i inspektimeve do të dëshmojë se këto pretendime janë të rreme ", tha diplomati iranian. Ministri i Jashtëm iranian tha në një postim se miratimi i një rezolute të tillë do të prishë shanset për një "zgjidhje të mundshme të pranueshme". "KG i ANEA nuk duhet t'i lejojë armiqtë e marrëveshjes bërthamore të rrezikojnë interesat supreme të Iranit. E3 nuk duhet të jetë një aksesor, pasi nuk ka kryer detyrat e veta në marrëveshjen bërthamore", theksoi Zarif. Rezoluta vjen menjëherë pasi Drejtori i Përgjithshëm i ANEA Mariano Grossi tha të hënën se agjensia "vazhdon të verifikojë mos-devijimin e materialit bërthamor të deklaruar nga Irani në bazë të Marrëveshjes për Masat Mbrojtëse". Agjensia ka mbyllur një dosje që adreson "dimensionet e mundshme ushtarake" të programit të energjisë bërthamore të Iranit. Sipas Raportit me 129 faqe të vitit 2019 të Implementimit të Masave Mbrojtëse të ANEA-s, Irani ka lejuar pjesën më të madhe të inspektimeve që u kryen në të gjithë botën nga inspektorët e organizatës atomike të OKB, dhe shifra ishte 21 përqind e të gjitha inspektimeve të bëra në site të ndryshme bërthamore në mbarë botën.