Zarif: Britania e Madhe, Franca, Gjermania vegla të Trump dhe Netanjahut
(last modified Sat, 20 Jun 2020 05:55:01 GMT )
Qershor 20, 2020 07:55 Europe/Tirane
  • Zarif: Britania e Madhe, Franca, Gjermania vegla të Trump dhe Netanjahut

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se vendet evropiane që sponsorizuan një rezolutë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) kundër Republikës Islamike të Iranit i shërbejnë interesave të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Izraelit.

Të premten, Bordi i Guvernatorëve në agjencinë bërthamore të OKB miratoi rezolutën e paraqitur nga Britania, Franca dhe Gjermania - tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Rezoluta, e para e këtij lloji që nga viti 2012, e nxit Iranin të sigurojë qasje të inspektorëve të ANEA në dy site në vend për të sqaruar nëse ka ndodhur atje aktivitet bërthamor i padeklaruar në fillim të viteve 2000. "Trojka evropiane duhet të ndalë ruajtjen e fytyrës në publik dhe të mbledhë guximin të deklarojë publikisht atë që ata pranojnë privatisht: dështimin e tyre për të përmbushur madje edhe detyrat e veta në marrëveshjen bërthamore për shkak të impotencës totale në rezistimin ndaj shantazhit amerikan", theksoi Zarif në një postim të premten. "Pas fasadës, E3 janë vegla të Trump dhe Netanjahut— dhe nuk janë në asnjë pozitë për të këshilluar Iranin," shtoi ai. Irani ka vepruar gjithmonë me transparencë të plotë me ANEA, tha Ministri i Jashtëm iranian, duke argumentuar se 15 raporte të ANEA kanë treguar se Irani ka qenë gjithmonë i angazhuar në bashkëpunimin me këtë organizëm dhe në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. "Ne nuk do të lejojmë Iranin t'i nënshtrohet hetimit, mbi dokumente që bazohen në pretendimet e ngritura nga regjimi izraelit," vuri në dukje Zarif.

 

Tags