Musavi: Rezoluta e ANEA, jonkonstruktive, e papërgjegjshme dhe e papranueshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi, të premten e cilësoi rezolutën politike të Bordit të Guvernatorëve të ANEA si një veprim jokonstruktiv, i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm, duke thënë se qasja e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me rezolutën dënohet me forcë nga Irani.
Duke hedhur poshtë rezolutën politike dhe jo teknike të Bordit të Guvernatorëve të ANEA, Musavi tha se ndërsa Republika Islamike e Iranit ka nivelin më të lartë të bashkëpunimit me ANEA, miratimi i rezolutës është një veprim krejtësisht jokonstruktiv dhe zhgënjyes. "Ekzagjerimi i kërkesave të Agjencisë nga disa qeveri, me në krye SHBA, është një përpjekje e qartë për të krijuar një krizë të re për bashkëpunimin midis Iranit dhe ANEA," tha ai, duke përmendur se baza e kërkesave të tilla nga ANEA është tepër e diskutueshme. Musavi u bëri thirrje anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve të jenë vigjilentë ndaj përpjekjeve të regjimit amerikan dhe regjimit sionist për të rihapur çështjet e vjetra të falsifikuara që më parë ishin provuar të pabaza dhe të mbyllura nga vetë ANEA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit vlerësoi qeveritë që analizuan saktësisht kushtet dhe qëllimet politike që fshihen pas rezolutës dhe nuk pranuan që të rreshtoheshin me ta, duke thënë se nga ato shtete anëtare që votuan në favor të rezolutës pritej të kuptonin qëllimet e fshehura të regjimit sionist dhe regjimit amerikan dhe jo të mbështesin përpjekjet e tyre për një tension të ri të panevojshëm në arenën ndërkombëtare. Duke dënuar veprimin e tre vendeve evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në prezantimin e rezolutës, duke e quajtur atë një lëvizje nën presionin e SHBA, Musavi tha se me këtë veprim, të tre qeveritë, të cilat në mënyrë të mjerueshme nuk kanë arritur për të përmbushin angazhimet e tyre nën marrëveshjen bërthamore, synojnë të shmangin përgjegjësitë e tyre të lidhura me këtë marrëveshje dhe me Iranin. Rezoluta është qartë një kërkesë e tepruar nga SHBA dhe tre shtetet evropiane, dhe Republika Islamike e Iranit nuk pranon ndonjë kërkesë të tepruar nga asnjë vend ose organizatë, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Musavi përsëriti gjithashtu se autorët e kësaj rezolute janë përgjegjës për tensionin në marrëdhëniet midis Iranit dhe ANEA, dhe këto vende duhet të pranojnë pasojat e këtij veprimi.