Irani bën gati raketat anti-ajrore me rreze të gjatë
Një vit më parë, më 20 qershor 2019, Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) njoftoi se kishte qëlluar një dron amerikan të tipit RQ-4 Global Hawk pranë malit Mubarak, që ndodhet në rajonin Xhask (provinca iraniane e Hormozganit).
Droni amerikan u interceptua dhe u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes ajrore Khordad-3 i prodhuar nga Irani. Ky sistem është mbrojtës, me lartësi të mesme dhe prodhim krejtësisht iranian. Ai u zbulua në vitin 2014. Khordad-3 është i pajisur me radar të aftë për të interceptuar katër objektiva në të njëjtën kohë dhe për të gjuajtur tetë raketa të drejtuara drejt tyre. Me këtë rast, agjensia iraniane e lajmeve Fars News intervistoi komandantin e mbrojtjes anti-ajrore të forcave hapësinore të IRGC. Në këtë intervistë, gjeneral Reza Shaban raportoi për përparimet e fundit në hartimin dhe prodhimin e llojeve të reja të raketave të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi të afta për të interceptuar objektivat që fluturojnë në lartësi të mëdha. Gjeneral Shaban deklaroi: "Në sistemin tonë kundërajror, ne kemi nevojë për të gjitha llojet e raketave anti-ajrore për të përgjuar dhe qëlluar objektivat që fluturojnë në të gjitha lartësitë. Ne kemi zhvilluar teste të suksesshme në të gjitha nivelet. Ekspertët tanë tashmë kanë projektuar dhe prodhuar me sukses lloje të ndryshme të raketave anti-ajrore për të synuar objektiva në lartësi të ulët. Sistemi ynë anti-ajror gjithashtu ka nevojë për raketa anti-ajrore me rreze të gjatë për të goditur objektiva në lartësi të mëdha. Në një të ardhme shumë të afërt, raketa të reja të këtij lloji do të dorëzohen në njësitë mbrojtjes anti-ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Në një pjesë tjetër të kësaj interviste, komandanti i mbrojtjes anti-ajrore të forcave hapësinore të IRGC raportoi për përfundimin e projekteve të shumta në fushën e prodhimit të llojeve të reja të sistemeve të radarëve. "Rrjeti ynë i radarëve tani mbulon të gjitha frekuencat, të gjitha intervalet dhe të gjitha lartësitë," tha gjeneral Reza Shaban, duke përmendur dërgimin gradual të radarëve Kadir dhe Bashir në njësitë e mbrojtjes anti-ajrore të forcave hapësinore të IRGC. "Sanksionet dhe kërcënimet e huaja do të jenë të paefektshme në aftësitë tona mbrojtëse, për sa kohë që të mbështetemi në burimet dhe njohuritë tona," tha ai. Duke iu referuar dronit amerikan Globak Hawk i rrëzuar më 20 qershor 2019 nga mbrojtjes anti-ajrore e IRGC, Gjeneral Shaban nënvizoi: "Kjo dha një mësim të mirë për amerikanët që e dinin se Irani posedonte fuqinë e nevojshme për t'u mbrojtur kundër kërcënimeve dhe agresioneve të jashtme. " Duke ju drejtuar armiqve të Republikës Islamike të Iranit, ai tha: "Armiqtë tanë do të duhet të ndryshojnë qasjen ndaj Iranit. Irani është një fuqi e madhe rajonale dhe ne jemi të gatshëm t'i përgjigjemi me forcë çdo kërcënimi ose agresioni kundër vendit tonë dhe interesave tona kombëtare. Siguria jonë kombëtare është vija jonë e kuqe."