Sot në qiellin e Iranit është vërejtur eklipsi diellor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97996-sot_në_qiellin_e_iranit_është_vërejtur_eklipsi_diellor
Me fillimin e stinës së verës, në qiellin e Irani është vërejtur eklipsi diellor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2020 11:02 Europe/Tirane
  • Sot në qiellin e Iranit është vërejtur eklipsi diellor

Me fillimin e stinës së verës, në qiellin e Irani është vërejtur eklipsi diellor.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se fenomeni i eklipsit diellor ka filluar sot rreth orës 09:04 sipas kohës lokale të Teheranit dhe ka zgjatur deri në ora 11:38 dhe ka vazhduar në shumicën e rajoneve të Iranit.

Ky eklips diellor ka filluar nga Afrika Qendrore dhe është vërejtur në Jemen, Oman dhe Iranit dhe ka vazhduar në drejtim të Pakistanit, Indisë, Kinës dhe Oqeanit të Qetë.

Eklipsi diellor ndodh në kohën kur hija e hënës të bie mbi një pjesë të tokës dhe si rezultat në disa pjesë të rruzullit tokësor, hëna vendoset mes diellit dhe tokës duke bërë të padukshëm një pjesë të diellit.