Irani hap linjën e parë të prodhimit të insulinës me Flex Pen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97998-irani_hap_linjën_e_parë_të_prodhimit_të_insulinës_me_flex_pen
Linja e parë për prodhimin e insulinës me Flex Pen në Iran është hapur dhe ka filluar punën sot.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2020 12:44 Europe/Tirane
  • Irani hap linjën e parë të prodhimit të insulinës me Flex Pen

Linja e parë për prodhimin e insulinës me Flex Pen në Iran është hapur dhe ka filluar punën sot.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me hapjen e linjës për prodhimin e insulinës Flex Pen në Teheran dhe gjithashtu projektimin e linjave të ngjashme prodhuese të cilat do të hapen në një të ardhme të afërt, përveçse do të plotësohen nevojat e brendshme për këtë produkt me përdorim të madh dhe strategjik në vend, Republika Islamike e Iranit do të shndërrohet në njërin prej prodhuesve të insulinës Flex Pen në rajon.

Insulina Flex Pen ka nivelin më të lartë të shpenzimit të valutës së huaj dhe për çdo vite shpenzohet rreth 200 deri 250 milionë dollarë.

Sorena Satari, sekretari për shkencë dhe teknologji pranë presidencës së Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë e përurimit të kësaj linje për prodhimin e insulinës Flex Pen, deklaroi: "Hapja e linjës për prodhimin e insulinës Flex Pen, konsiderohet një hap i madh dhe pozitiv për Iranin".