Veprimet e jashtme kurrë nuk mund të dobësojnë marrëdhëniet Teheran-Kabul
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se veprimet e faktorëve të huaj kurrë nuk mund të dobësojnë marrëdhëniet e afërta të Iranit dhe Afganistanit dhe ka theksuar se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të mbështesë popullin vëlla të Afganistanit gjatë periudhave të vështira.
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit me anë të disa mesazheve të publikuar në Twitter në përgjigje ndaj asistentit të sekretarit amerikan të shtetit, ka shkruar: "Shikoni se kush po fletë për të drejtat e refugjatëve! Një qeveri e cila moto elektorale të saj e ka pasur moton "Të ndërtojmë mur" dhe shumë herë është përballur me kritika të gjera në nivel ndërkombëtar për shkak të politikave të pamëshirshme kufitare, tani me rastin e ditës botëror të refugjatëve, po mbanë fjalim për botën!".
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit duke vë në dukje marrëdhëniet e vjetra të Iranit dhe Afganistanit, ka thënë: "Irani dhe Afganistani si dy popuj vëllezër, kanë marrëdhënie të forta dhe rrënjësore të cilat janë ndërtuar mbi themelet historike dhe kulturore. Veprimet provokuese të faktorëve të huaj të cilat ndjekin qëllime djallëzore, kurrë nuk mund të dobësojnë këto marrëdhënie të afërt. Irani për shumë dekada me radhë ka strehuar refugjatët afganë të cilët kanë ikur nga lufta dhe konfliktet në vendin e tyre, konflikte këto të cilat janë krijuar për shkak të agresionit dhe ndërhyrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim vëllezërit tanë afganë gjatë periudhave të vështira, ndërsa edhe një herë i bëjmë thirrje Amerikës që t'i japë fund pranisë së saj ushtarake të paligjshme dhe destabilizuese në rajon".