Ruhani: Thirrja e SHBA për bisedime me Iranin është thjesht gënjeshtër
(last modified Tue, 23 Jun 2020 21:59:13 GMT )
Qershor 23, 2020 23:59 Europe/Tirane
  • Ruhani: Thirrja e SHBA për bisedime me Iranin është thjesht gënjeshtër

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka hedhur poshtë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për bisedime me Iranin duke e cilësuar si një gënjeshtër të thjeshtë, duke theksuar edhe një herë se Teherani nuk do të dorëzohet kurrë nën sanksionet dhe presionin e Uashingtonit.

"Ata thonë "ne jemi gati për të negociuar ". Ata po thonë diçka të çuditshme. Çfarë do të thotë "ne jemi gati për të negociuar"? Kush e braktisi tryezën e bisedimeve? Kush e theu tryezën e bisedimeve? Kush e vuri zjarrin në dhomën e bisedimeve? Ishin ata (amerikanët),” tha të martën Ruhani në një takim në Teheran me qeveritarët iranianë nga i gjithë vendi. Ai shtoi se Irani ka vepruar mbi bazën e arsyetimit, logjikës, moralit dhe angazhimeve ndërkombëtare, por amerikanët, përkundrazi, kanë shkelur të gjitha këto parime dhe "po thonë gënjeshtra çdo ditë". Presidenti theksoi se kombi iranian rezistoi dhe kundërshtoi gënjeshtrat amerikane, duke shtuar: "Populli ynë po bën një punë të shkëlqyeshme. Populli ynë po bën rezistencë kundër një superfuqie që po vepron në një mënyrë brutale. " "Është e qartë për të gjithë botën sot se ne kurrë nuk do të dorëzohemi nën sanksione dhe presione," theksoi Ruhani. Ai vuri në dukje se presidenti amerikan imagjinonte se ai mund të sillte iranianët në tryezën e bisedimeve brenda tre muajve duke ushtruar presion mbi Iranin, "por ai më vonë e kuptoi se kishte gabuar dhe kishte bërë një keqllogaritje."