Irani flamurtar i luftës kundër trafikut të drogës
(last modified Wed, 24 Jun 2020 06:05:28 GMT )
Qershor 24, 2020 08:05 Europe/Tirane
  • Irani flamurtar i luftës kundër trafikut të drogës

Aleksandër Fedulov  përfaqësuesi i zyrës për luftën kundër lëndëve narkotike dhe kriminalitetit të OKB në Teheran, në një konferencë që u mbajtur me rastin e ditës botërore të luftë skundër trafikut të lëndëve narkotike, ka falënderuar Iranin për përpjekjet e bëra në luftën kundër këtij fenomeni.

Drogimi ashtu si Korona është një kërcënim real dhe serioz për botën ku në përballje me të duhet vullnet i fortë dhe i gjatë. Slogani i sivjetshëm i luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike është “ Më shumë dije për më shumë përkujdesje”. Zgjedhja e këtij slogani tregon për një këndvështrim të ri në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Megjithatë realitetit dhe shkaku nuk mund të mohohen dhe të lihen në harresë. Raportet e OKB tregojnë se mos përkushtimi serioz nga ana e Bashkësisë ndërkombëtare në çështjen e mbjelljes dhe prodhimit të bimëve narkotike sidomos në Afganistan që sot është kthyer në prodhuesin më të madh të lëndëve narkotike në botë, është bërë shkak që metoda e mbjelljes në këtë vend të ndryshojë që nga viti 2019. Sipas informacioneve të zyrës së OKB për luftën kundër krimit dhe lëndëve narkotike, thuhet se shtimi i trafikut të këtyre lëndëve në vit merr jetën e 100 mijë njerëzve. Përveç kësaj trafikimi i lëndëve narkotike bëhet shkak për forcimin financiar të terrorizmit dhe të grupeve radikale dhe kjo vë në rrezik sigurinë dhe paqen. Në këto kushtet Bashkësia Ndërkombëtare të shtojë përpjekjet e saj në përballje me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike që nga burimi i tyre. Pothuajse për 19 vjet forcat amerikane ndodhen në Afganistan dhe statistikat tregojnë se prodhimi i drogës në këtë vend është shumëfishuar disa herë në krahasim me vitin 20001. Që nga ky vit në Afganistan nisi shtimi i prodhimit të lëndëve narkotike dhe i terrorizmit dhe në bazë të statistikave niveli i prodhimit në këtë vend ka arritur në 4800 ton. Irani në 40 vitet e kaluara ka bërë një luftë tepër të madhe kundër lëndëve narkotike. Në raportin e vitit 2020 të OKB thuhet se 90% e hashashit, 26% e heroinës dhe 48% e morfinës në botë zbulohen dhe konfiskohen nga Irani. Vetëm vitin e kaluar në Iran janë zbuluar dhe konfiskuar 950 ton lëndë narkotike dhe ky është një rendiment i suksesshëm i Iranit në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe një shërbim i madh për shoqërinë e botës. Irani për zbulimin dhe konfiskimin e lëndëve narkotike deri tani ka marrë 8 medalje falënderimi nga zyra e OKB për luftën kundër krimit dhe lëndëve narkotike. Në luftën kundër lëndëve narkotike dhe krimit, Irani ka dhënë më shumë se 4 mijë martirë. Për këtë arsye Fedulov, përfaqësuesi i zyrës së OKB për luftën kundër krimit dhe lëndëve narkotike ka falënderuar dhe vlerësuar punën e Iranit në luftën kundër drogës dhe tha se OKB po bën përpjekje për të shtuar nivelin e bashkëpunimeve në luftën kundër këtij fenomeni. Sigurisht ai që përfiton më shumë nga kjo luftë kundër lëndëve narkotike janë vendet evropiane por pikërisht këto vende me pretekstin e sanksioneve të Amerikës nuk kanë dhënë as ndihmat më të vogla dhe nuk kanë shitur pajisjet e nevojshme që Iranit i duhen për të luftuar trafikun e drogës.

 


 

Tags