Ruhani: ANEA duhet ta ruajë pavarësinë e vet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit reagoi ndaj rezolutës së Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s kundër Iranit dhe deklaroi se ANEA duhet ta ruajë pavarësinë e vet dhe të mos devijojë rrugën e vet për shkak të presionit të Amerikës dhe regjimit sionist.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e këshillit të qeverisë, tha: "Regjimi sionist dhe Amerika duke paraqitur një çështjeje që i përket rreth 20 viteve më parë, synojnë ta largojnë ANEA-n nga përgjegjësia e saj kryesore. Ruajtja e pozitës së ANEA-s ka rëndësi shumë të madhe për sistemin dhe rendin ndërkombëtar, prandaj bazë e punës së Iranit është bashkëpunimi me ANEA-n, mirëpo në rast të nevojës, Irani do t'i japë përgjigje të prerë sjelljes së ANEA-s".
Ruhani në vazhdim vuri në dukje raportet e ANEA-s në lidhje zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: Irani gjithashtu është i gatshëm që të pranojë mbikëqyrjet e ligjshme të ANEA-s në kuadër të rregulloreve dhe të bashkëpunojë ngushtë me ANEA-n".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje edhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: "Evropianët nuk kanë zbatuar detyrat e tyre të ligjshme dhe zotimet e veta para dhe pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe nëpërmjet kontakteve telefonike dhe takimeve të drejtpërdrejta, kërkojnë falje për këtë gjendje, mirëpo tani në rrethanat e krijuara nga regjimi sionist dhe Amerika, Irani pret që evropianët të mos nënshtrohen para presionit të Amerikës dhe ta ruajnë pavarësinë e vet".