Bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA  vetëm në kuadër të ligjit
(last modified Thu, 25 Jun 2020 06:17:53 GMT )
Qershor 25, 2020 08:17 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA  vetëm në kuadër të ligjit

Irani vazhdon të jetë i gatshëm që të pranojë inspektorët e ANEA dhe të bashkëpunojë me këtë agjenci brenda kornizave të ligjit.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në reagimin e tij ndaj rezolutës anti-iraniane të ANEA ku tha se regjimi sionist dhe Amerika kanë ushtruar presione mbi këtë agjenci që kjo e fundit të parashtrojë një çështje që i përket 20 viteve më parë dhe që në këtë mënyrë ANEA të dalë nga kornizat e përgjegjësisë së saj. Mirëpo përgjigjja e Iranit ndaj këtij veprimi është e lehtë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit reagoi ndaj rezolutës së Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s kundër Iranit dhe deklaroi se ANEA duhet ta ruajë pavarësinë e vet dhe të mos devijojë rrugën e vet për shkak të presionit të Amerikës dhe regjimit sionist. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e këshillit të qeverisë, tha: "Regjimi sionist dhe Amerika duke paraqitur një çështjeje që i përket rreth 20 viteve më parë, synojnë ta largojnë ANEA-n nga përgjegjësia e saj kryesore. Ruajtja e pozitës së ANEA-s ka rëndësi shumë të madhe për sistemin dhe rendin ndërkombëtar, prandaj bazë e punës së Iranit është bashkëpunimi me ANEA-n, mirëpo në rast të nevojës, Irani do t'i japë përgjigje të prerë sjelljes së ANEA-s". Ruhani në vazhdim vuri në dukje raportet e ANEA-s në lidhje zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: Irani gjithashtu është i gatshëm që të pranojë mbikëqyrjet e ligjshme të ANEA-s në kuadër të rregulloreve dhe të bashkëpunojë ngushtë me ANEA-n". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje edhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: "Evropianët nuk kanë zbatuar detyrat e tyre të ligjshme dhe zotimet e veta para dhe pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe nëpërmjet kontakteve telefonike dhe takimeve të drejtpërdrejta, kërkojnë falje për këtë gjendje, mirëpo tani në rrethanat e krijuara nga regjimi sionist dhe Amerika, Irani pret që evropianët të mos nënshtrohen para presionit të Amerikës dhe ta ruajnë pavarësinë e vet". KG i ANEA nuk duhet t'i lejojë armiqtë e marrëveshjes bërthamore të rrezikojnë interesat supreme të Iranit. E3 nuk duhet të jetë një aksesor, pasi nuk ka kryer detyrat e veta në marrëveshjen bërthamore. Rezoluta vjen menjëherë pasi Drejtori i Përgjithshëm i ANEA Mariano Grossi tha se agjencia "vazhdon të verifikojë mos-devijimin e materialit bërthamor të deklaruar nga Irani në bazë të Marrëveshjes për Masat Mbrojtëse". Agjencia ka mbyllur një dosje që adreson "dimensionet e mundshme ushtarake" të programit të energjisë bërthamore të Iranit. Sipas Raportit me 129 faqe të vitit 2019 të Implementimit të Masave Mbrojtëse të ANEA-s, Irani ka lejuar pjesën më të madhe të inspektimeve që u kryen në të gjithë botën nga inspektorët e organizatës atomike të OKB dhe shifra ishte 21 përqind e të gjitha inspektimeve të bëra në site të ndryshme bërthamore në mbarë botën.