Iran, numri i vdekjeve nga virusi Korona shkon mbi 10.000
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98082-iran_numri_i_vdekjeve_nga_virusi_korona_shkon_mbi_10.000
Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 215.096 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 175.103 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2020 08:36 Europe/Tirane
  • Iran, numri i vdekjeve nga virusi Korona shkon mbi 10.000

Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 215.096 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 175.103 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në  bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2.595 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 215.096 persona".

Ajo shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 175.103 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”.

Sima Sadat Lari në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 134 persona të infektuar me virusin Covid-19, kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 10.130 persona. Ndërkohë 2.899 persona të infektuar akoma ndodhen në repartin intensiv të spitaleve".

Sima Sadat Lari në fund shtoi se deri më tani janë kryer 1.530.437 analiza gjaku për virusin Korona.