Ministri i mbrojtjes së Iranit: Sanksionet e Amerikës kanë rezultat të kundërt
(last modified Thu, 25 Jun 2020 12:21:05 GMT )
Qershor 25, 2020 14:21 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit: Sanksionet e Amerikës kanë rezultat të kundërt

Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se dorëzimi i avionëve luftarakë te forcat ajrore të ushtrisë së Iranit dërgon këtë mesazh për armiqtë dhe sidomos për amerikanët se sanksionet kanë rezultat të kundërt.

Tre avionë luftarakë të llojit "Keothar" i janë dorëzuar forcave ajrore të ushtrisë së Iranit gjatë ceremonie zyrtare me pjesëmarrjen e ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit. Këta avionë luftarakë janë projektuar dhe prodhuar nga specialistët dhe ekspertët iranianë.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, gjatë kësaj ceremonie, deklaroi: "Neve na kanë sanksionuar për 40 vjet që të mos mund të shfrytëzojmë pajisjet ekzistuese, mirëpo sot jemi duke prodhuar dhe shfrytëzuar të gjitha pajisjet. Sot amerikanët në botë po mundohet të vazhdojnë embargon e armatimeve ndaj Iranit, mirëpo ky është një mesazh i rëndësishëm për botën dhe për të gjithë liridashësit që ta dinë se nëse tregojnë rezistencë, mund të arrijnë suksese të mëdha".

Tags