Regjimi amerikan drejton terrorin global ekonomik dhe mjekësor kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98124-regjimi_amerikan_drejton_terrorin_global_ekonomik_dhe_mjekësor_kundër_iranit
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e saj të dëshpëruara për të udhëhequr një fushatë ndërkombëtare të "terrorit ekonomik, mjekësor dhe kundër të drejtave të njeriut të Iranit."
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2020 18:33 Europe/Tirane
  • Regjimi amerikan drejton terrorin global ekonomik dhe mjekësor kundër Iranit

Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e saj të dëshpëruara për të udhëhequr një fushatë ndërkombëtare të "terrorit ekonomik, mjekësor dhe kundër të drejtave të njeriut të Iranit."

Në dy deklarata të postuara të Premten, Ministria e Jashtme e Iranit denoncoi shkeljen "e tmerrshme dhe vdekjeprurëse" të të drejtave të njeriut nga regjimi i Shteteve të Bashkuara. "Nga privimi i Iranit nga burimet e veta financiare për të përmbushur nevojat e veta, deri te ndalimi i furnizimeve të lidhura me COVID19 për të shpëtuar jetën e iranianëve, regjimi amerikan po udhëheq në mënyrë të dëshpëruar fushatën botërore të terrorit ekonomik dhe mjekësor kundër popullit iranian," thuhet në postimin e MPJ të Iranit. "Në 7 ditët e ardhshme të emërtuara si Java amerikane e të drejtave të njeriut, ne do të hedhim dritë mbi veprimet e SHBA-së në shkeljen e të drejtave themelore të njeriut në SHBA, në Iran dhe gjetkë," deklaroi Ministria e Jashtme iraniane.