Sanksionimi i kapitenëve të anijeve, përsëritje e politikës së dështuar të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98132-sanksionimi_i_kapitenëve_të_anijeve_përsëritje_e_politikës_së_dështuar_të_amerikës
Shtetet e Bashkuara u detyruan të vendosnin sanksione ndaj kapitenëve të cisternave të naftës iraniane pasi ata nuk arritën t’i joshin ata me premtime parash apo kërcënime.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 27, 2020 07:52 Europe/Tirane
  • Sanksionimi i kapitenëve të anijeve, përsëritje e politikës së dështuar të Amerikës

Shtetet e Bashkuara u detyruan të vendosnin sanksione ndaj kapitenëve të cisternave të naftës iraniane pasi ata nuk arritën t’i joshin ata me premtime parash apo kërcënime.

Bizhan Namdar Zangane, ministri iranian i naftës në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Iranit duke reaguar ndaj veprimit më të fundit të Amerikës në sanksionimin e 5 kapitenëve të anijeve cisternë iraniane që dërguan karburant në Venezuelë deklaroi: Ky veprim i autoriteteve të Shtëpisë së Bardhë për ne nuk ishte i papritur sidomos për faktin se kapitenët iranianë nuk u treguan të gatshëm të pranojnë paratë amerikanë dhe nuk u dorëzuan pas kërcënimeve të tyre. Për këtë amerikanët u detyruan të vendosin sanksione ndaj këtyre kapitenëve. Ditën e fundit amerikanë në kuadër të politikës së presionit maksimal kundër Iranit ka vendosur sanksione ndaj 8 persona të lidhur me industrinë e metaleve. Irani megjithëse përballet me kufizime dhe me sanksionet amerikane, muajin maj dhe qershor i ka ardhur në ndihmë Venezuelës duke dërguar 5 anije të mbushura me benzinë. Pas transportimit të suksesshëm të dërgesës së Iranit me karburant për në Venezuelë, qeveria e Karakasit arriti të rinisë shpërndarjen e karburantit në të gjithë vendin. Anijet iraniane u ankoruan në portet dhe rafineritë e Venezuelës në një kohë kur më herët qeveria amerikane për të shkatërruar bashkimin ekonomik mes Teheranit dhe Karakasit ndërmori disa masa për të penguar arritjen e anijeve iraniane në brigjet e Venezuelës. Megjithatë Irani pa marrë parasysh sanksionet e jashtëligjshme dhe të njëanshme të Amerikës, në Venezuelë dërgoi 5 anije me karburant. Prej 25 Majit nisi futja e anijeve iraniane me 1.5 milion fuçi benzinë dhe produktet e natës në ujërat e Venezuelës. Dërgimi i karburantit nga ana e Iranit në Venezuelë edhe një herë tregoi pamundësinë dhe dobësinë e Amerikës. Qendra e sigurisë Sufan me qendër në Nju Jork shkruan se futja e anijeve iraniane në Venezuelë ka sfiduar seriozisht SHBA. Abdul’bari Atavan, analist i njohur i botës arabe në një artikull të tij duke përmendur veprimet e Departamentit Amerikan të Thesarit mbi sanksionimin e kapitenëve iranianë të cisternave iraniane ka thënë: Aktualisht po ky departament ka nisur një valë të re sanksionesh kundër 8 kompanive të hekurit, çelikut dhe metaleve të tjera të Iranit. Këto sanksione janë bërë objekt talljeje pasi ato nuk sjellin diçka të re dhe më nuk ka mbetur ndonjë kompani apo personalitet në Iran që të mos futet në listën e sanksioneve të Amerikës. Tregtia e lirë është një prej parimeve të njohura të së drejtës ndërkombëtare dhe qeveritë nuk kanë të drejtë të krijojnë pengesa në këtë tregti. Marrëdhëniet mes Iranit dhe Venezuelës janë përcaktuar sipas normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe në kuadër të lidhjeve të shëndetshme politike dhe tregtare. Dërgimi i benzinës në Venezuelë përcolli mesazhin se Irani dhe Venezuela në kuadër të bashkëpunimeve të tyre në fushën e energjisë do të zgjerojnë marrëdhëniet pa pasur frikë nga asnjë lloj kërcënimi. Abas Mosauvi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e enjte në një mesazh në Twitter duke reaguar ndaj sanksionimit të kapitenëve të anijeve iraniane që transportuan karburant në Venezuelë ka thënë: Ky veprim i Amerikës erdhi si rezultat i dëshpërimit të autoriteteve amerikane mes tyre të Mike Pompeo ministrit të urrejtjes dhe tregoi dështimin e të ashtuquajturës fushatë e presionit maksimal. Ashtu sic ka theksuar edhe ministri iranian i naftës Zangane, veprimi i Amerikës në sanksionimin e 5 kapitenëve të anijeve iraniane, është një veprim pa asnjë lloj ndikimi.