Musavi: Amerika dhe Evropa janë mbështetës të krimeve të MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98139-musavi_amerika_dhe_evropa_janë_mbështetës_të_krimeve_të_mek
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Amerika dhe Evropa janë mbështetës të krimeve të grupit terrorist MEK dhe duart e tyre janë të lyer me gjakun e viktimave të sulmeve terroriste të këtij grupi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 27, 2020 14:12 Europe/Tirane
  • Musavi: Amerika dhe Evropa janë mbështetës të krimeve të MEK

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Amerika dhe Evropa janë mbështetës të krimeve të grupit terrorist MEK dhe duart e tyre janë të lyer me gjakun e viktimave të sulmeve terroriste të këtij grupi.

Sejed Abas Musavi sot me anë të një mesazhi në Twitter ka publikuar pamje të sulmit terrorist të kryer ndaj zyrës së "Partisë Republika Islamike" më 28 qershor të vitit 1981 dhe ka shkruar: "39 vite më parë në një ditë si kjo, Ajetullah Beheshti, kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit, si bashku me 72 figura dhe funksionarë të lartë janë vrarë me anë të sulmit terrorist të grupit terrorist MEK të mbështetur nga Amerika dhe Sadam Husejn. Grupi terrorist MEK që nga ajo kohë ka mbetur nën mbështetjen e Amerikës dhe Evropës dhe kanë gjetur raste të vrasin mbi 10 mijë civilë iranianë me anë të veprimeve dhe sulmeve të tyre terroriste. Gjaku i tyre është mbi duart e mbështetësve të grupit terrorist MEK".

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, edhe më parë në reagim ndaj publikimit të raportit vjetor për terrorizmin nga ana e Amerikës, ka theksuar se iranianët gjithashtu iranianët janë edhe viktimë dhe heronj të luftës kundër terroristëve të cilët janë krijuar dhe janë mbështetur nga Amerika.

Musavi të enjten në reagim ndaj publikimit të këtij raporti, ka thënë: "Republika Islamike e Iranit e konsideron tërësisht të papranuar dhe e dënon këtë raport vjetor të shtetit terrorist të Amerikës për shkak të spekulimeve, gënjeshtrave, josinqeritetit të madh dhe standardeve të dyanshme që po ndjek Uashingtoni.