Paratë e taksapaguesve amerikanë financojnë grupin terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98183-paratë_e_taksapaguesve_amerikanë_financojnë_grupin_terrorist_mek
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar si Evropën, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën dhe forcimin e grupit terrorist anti-iranian Muxhahedin-e-Khalk (MEK).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 28, 2020 21:25 Europe/Tirane
  • Paratë e taksapaguesve amerikanë financojnë grupin terrorist MEK

Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar si Evropën, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën dhe forcimin e grupit terrorist anti-iranian Muxhahedin-e-Khalk (MEK).

Në një postim të Dielën, Ministria e Jashtme e Iranit tha se MEK "është pa dyshim një kult terrorist", duke shtuar se ndërsa vendet evropiane po strehojnë anëtarët terroristë të këtij grupi, Shtetet e Bashkuara po financojnë aktivitetet e tyre kundër Iranit. "Evropa është streha e këtij entiteti të egër dhe paratë e taksapaguesve amerikanë kanë financuar mizoritë e këtij grupi të korruptuar," tha MPJ e Iranit. Ministria e Jashtme e Iranit përfundoi duke thënë se si rezultat i mbështetjes së tyre të plotë për MEK, Evropa dhe SHBA "i kanë duart e tyre të përlyera me gjakun e iranianëve të pafajshëm" të masakruar nga kjo organizatë terroriste.