Amerika duhet të përgjigjet për sulmin kimik në Saradasht
(last modified Tue, 30 Jun 2020 08:45:34 GMT )
Qershor 30, 2020 10:45 Europe/Tirane
  • Amerika duhet të përgjigjet për sulmin kimik në Saradasht

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se Amerika dhe aleatët e saj duhet të përgjigjen për armët kimike që i kanë dhënë Sadamit ish diktatorit të Irakut.

Regjimi i Irakut më 28 qershor të vitit 1987 bombardoi qytetin Sardasht në Iranin Perëndimor duke përdorur bomba kimike. Në këtë sulm kimik, 120 iranianë ranë dëshmorë dhe më shumë se 8,000 njerëz u plagosën dhe u ekspozuan ndaj mbetjeve toksike vdekjeprurëse. Në këtë fatkeqësi, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dhe kompanitë të armëve kimike që u përkisnin politikanëve të tyre duke shitur të tilla armë kanë marrë përfitime të pista. Në këtë tregti të tmerrshme dhe anti-njerëzore, mijëra njerëz të pafajshëm ranë viktima të armëve kimike jo vetëm në Sardasht ose Halabçe në Kurdistanin Irakian, por edhe në shumë rajone ku u bënë luftëra të drejtpërdrejta ose indirekte. Më 28 qershor të vitit 1987, regjimi i Sadam Huseinit, pasi mori dritën jeshile të perëndimit sulmoi rajonin Sardasht me armë kimike duke lënë të  vrarë mbi 120 njerëz të thjeshtë. Pasojat që lë përdorimi i armëve kimike nuk kufizohen në një afat të caktuar pasi ato ndihen edhe pas shumë vitesh. Maxhid Takhtrevançi përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ditën e hënë në një mesazh në Twitter duke publikuar pamje nga deklarata e Zbigniew Brzezinski politikan polako-amerikan dhe këshilltar i sigurisë kombëtare të qeverisë së Xhimi karter lidhur me bombardimin kimik të qytetit Sardasht të Iranit ka shkruar; 33 vite pas këtij krimi të regjimit të Sadamit në Sardasht, të dëmtuarit akoma nuk janë shëruar. Ndërkohë ministria e jashtme e Iranit ka shkruar se populli iranian kurrë nuk do të harrojë mbështetjen e Amerikës dhe Evropës për regjimin e Sadamit në sulmin e tmerrshëm kimik kundër qytetit Sardasht.

Tags