Shpërthim në një klinikë në Teheran
Korrik 01, 2020 11:17 Europe/Tirane
Zëdhënësi i organizatës së zjarrfikësve në Iran deklaroi se nga shpërthimi dhe zjarri që pasoi në një klinikë në veri të kryeqytetit iranian Teheran, 19 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë lënduar.
Shkak për shpërthimin është bërë një bombol oksigjeni, ka thënë Xhelal Maleki zëdhënës i organizatës së zjarrfikësve në Iran. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë 20 njerëz gjatë shuarjes së zjarrit. Maleki gjithashtu shtoi se nga të lënduarit 7 persona janë kuruar në moment ndërsa 7 të tjerë janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ndodhi në klinikën 5-katëshe ku kapsula ka shpërthyer në katin -1.
Tags