Eragçi i ankohet drejtorit të përgjithshëm të ANEA: respektoni distancën sociale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98249-eragçi_i_ankohet_drejtorit_të_përgjithshëm_të_anea_respektoni_distancën_sociale
Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter duke iu drejtuar drejtorit të përgjithshëm të ANEA pas takimit të tij me Brian Hook, e këshilloi atë të respektojë distancën sociale dhe atë politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2020 02:14 Europe/Tirane
  • Eragçi i ankohet drejtorit të përgjithshëm të ANEA: respektoni distancën sociale

Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter duke iu drejtuar drejtorit të përgjithshëm të ANEA pas takimit të tij me Brian Hook, e këshilloi atë të respektojë distancën sociale dhe atë politike.

Sejed Abas Eragci, zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, dje reagoi ndaj takimit të Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA dhe Brian Hook përfaqësues i DASH për çështjet e Iranit dhe tha: është mirë që të respektoni distancën sociale dhe sigurisht distancën politike. Eragçi gjithashtu i ka rikujtuar ANEA, parimin e saj të paanshmërisë dhe profesionalizmit. Rafael Grosi drejtori i përgjithshëm i ANEA ka publikuar një foto të takimit të tij me Brian Hook pranë njëri tjetrit dhe pa respektuar distancën sociale dhe në shkrimin e tij në Twitter ka thënë: Sot jam takuar me Biran Hook përfaqësuesin special të Amerikës me të cilin kam diskutuar mbi zbatimin e traktatit NPT nga ana e Iranit. Brian Hook ka zhvilluar vizita në tre vende arabe të Gjirit Persik si Bahrejni, Emiratet dhe Arabia Saudite me të cilët ka diskutuar mbi shtyrjen e embargos së armatimeve kundër Iranit. Pas kësaj ai shkoi në Palestinën e pushtuar ku u takua me funksionarët e regjimit sionist.