Kërkesa e Iranit drejtuar OKB për gjetjen e diplomatëve të zhdukur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98377-kërkesa_e_iranit_drejtuar_okb_për_gjetjen_e_diplomatëve_të_zhdukur
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka kërkuar krijimin e një komiteti hetues për të qartësuar gjendjen e 4 diplomatëve iranianë të rrëmbyer në Liban.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2020 04:47 Europe/Tirane
  • Kërkesa e Iranit drejtuar OKB për gjetjen e diplomatëve të zhdukur

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka kërkuar krijimin e një komiteti hetues për të qartësuar gjendjen e 4 diplomatëve iranianë të rrëmbyer në Liban.

Maxhid Takhtrevançi,  përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit me rastin e 38 vjetorit të rrëmbimit të diplomatëve iranianë i shkroi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB ku tha se informacionet ekzistuese tregojnë se diplomatët iranianë menjëherë pasi janë rrëmbyer në Bejrut  janë dorëzuar forcave të regjimit sionist dhe faktet tregojnë se ata ndodhen në burgjet e regjimit sionist. Takhtrevançi ka kërkuar që të zbatohet propozimi i Iranit drejtuar Kryqit të Kuq ndërkombëtar për ngritjen e një komiteti hetues mbi këtë çështje. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se rrëmbimi i diplomatëve iranianë bie ndesh me dispozitat ndërkombëtare dhe sidomos me ato të të drejtave të njeriut dhe se OKB mban përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj çështjeje duke e parashtruar atë tek regjimi sionist.