Ruhani: Irani ka bashkëpunim të mirë me vendet fqinjë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98408-ruhani_irani_ka_bashkëpunim_të_mirë_me_vendet_fqinjë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Irani ka bashkëpunim të mirë me vendet fqinjë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 08, 2020 16:18 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani ka bashkëpunim të mirë me vendet fqinjë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Irani ka bashkëpunim të mirë me vendet fqinjë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, duke thënë se Irani në marrëdhëniet e jashtme ka një vështrim strategjik, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit ka bashkëpunim shumë të mirë me vendet fqinjë, me përjashtim të dy vendeve të cilat vetë nuk dëshirojnë të kenë marrëdhënie me Teheranin".

Ruhani gjithashtu vuri në dukje faktin se potencialet e portit Çabahar në lindje të Iranit, shtoi: "Potencialet e portit Çabahar si porti i vetëm oqeanik nga 2.5 janë shtuar në 8.5 milionë tonë dhe ky veprim konsiderohet zhvillim i madh për linjën e tranzitit nga jugu deri në veri".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se ndërtimi i hekurudhës jug-veri është një projekt kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa shtoi: "Kjo hekurudhë fillon nga Oqeani Indian në Çabahr dhe arrijnë në rrjetin e hekurudhës në rajonin e Azisë Qendrore, Kaukaz, Kinë, Rusi dhe Evropë".