Marrëveshja gjithëpërfshirëse Iran-Siri; Dëshmon për fuqinë e rezistencës
Irani dhe Siria si dy vende partnerë strategjikë në rajonin e Azisë Perëndimore, kanë nënshkruar një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ushtarake dhe të sigurisë.
Kjo marrëveshje është gurë themeli për bashkëpunimet ushtarake dhe të sigurisë mes Iranit dhe Sirisë në të ardhmen. Marrëveshja u nënshkrua në përfundim të vizitës së gjeneral Muhamed Bakeri shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit në Damask të Sirisë dhe pas takimit me Ali Abdullah Ajub ministër i mbrojtjes i Sirisë. Irani do të forcojë mbrojtjen ajrore të Sirisë, si pjesë e një marrëveshje më të gjerë të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve. "Ne do të forcojmë sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë brenda kornizës së forcimit të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve", tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major, Muhamed Bakeri, të Mërkurën pas nënshkrimit të një marrëveshje "gjithëpërfshirëse" me Ministrin Sirian të Mbrojtjes Ali Abdullah Ajub në Damask për të forcuar bashkëpunimin ushtarak dhe mbrojtës. Marrëveshja parashikon zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë si dhe vazhdimin e koordinimit midis Forcave të Armatosura të dy vendeve. Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes në selinë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura Siriane, komandanti i lartë iranian tha se marrëveshja e nënshkruar "rrit vullnetin tonë për të punuar së bashku përballë presionit të SHBA". "Popujt dhe vendet e rajonit nuk e mirëpresin praninë e Shteteve të Bashkuara dhe përgjigja jonë ndaj presioneve amerikane do të vazhdojë," shtoi Bakeri. Duke folur mbi praninë ushtarake turke në tokën siriane, komandanti iranian tha se Turqia po zvarrit zbatimin e angazhimeve të saj në bazë të marrëveshjeve të Astanasë për largimin e grupeve terroriste nga Siria. Ai tha se Turqia duhet ta kuptojë se zgjidhja e problemeve të saj të sigurisë është përmes negociatave me palën siriane, dhe jo përmes dislokimit ushtarak në Siri. Ministri Sirian i Mbrojtjes, nga ana e tij, vlerësoi marrëdhëniet Damask-Teheran. "Nëse administratat amerikane do të kishin qenë në gjendje të nënshtrojnë Sirinë, Iranin dhe boshtin e rezistencës, ato nuk do të kishin ngurruar për asnjë moment," deklaroi Ali Abdullah Ajub. Irani përkrah Sirisë është boshti kryesor I rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore dhe të dy vendet kanë armiq të përbashkët si terrorizmi, Amerika dhe regjimi I Izraelit. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Ushtria siriane duke marrë ndihmë nga këshilltarët e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, i ka dhënë fund dosjes së pranisë së ISIS në këtë vend. Amerika që nga viti 2011 e deri tani ka kërkuar rrëzimin e pushtetit në Siri dhe ndarjen e këtij vendi nga Irani. Kur Amerika dështoi me përdorimin e forcës ushtarake ajo mori vendim të përdorë ligjin Cesar për të arritur objektivat e saj. Marrëdhëniet e thella të Iranit dhe Sirisë janë në atë nivel saqë sot të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të përgjithshme bashkëpunimit ushtarak dhe në fushën e sigurisë, gjë e cila është një hap i rëndësishëm në përballje me komplotet e Amerikës, ndërkohë që sanksionet e këtij vendi nuk mund të pengojnë bashkëpunimet strategjike Teheran-Damask.