Zangane; Do t’i kthehemi tregut me fuqi
(last modified Sun, 12 Jul 2020 05:50:18 GMT )
Korrik 12, 2020 07:50 Europe/Tirane
  • Zangane; Do t’i kthehemi tregut me fuqi

Gjatë ceremonisë për nënshkrimin e një marrëveshje për të zhvilluar brenda vendit fushën e naftës Yaran në provincën jug-perëndimore të Khuzestan, ministri i Naftës Bijan Zangeneh ka shprehur vendosmërinë e Iranit për të zhvilluar industrinë e tij të naftës përkundër sanksioneve amerikane.

Zangeneh theksoi se Republika Islamike nuk i kushton aspak rëndësi masave shtrënguese të SHBA dhe përkundrazi do t'i kushtojë vëmendje të veçantë fushave të përbashkëta të naftës. "Është e drejtë të thuhet se prodhimi ynë është sot i ulët, por ne duhet të rrisim kapacitetet në mënyrë që të mund të rigjallërojmë pjesën tonë të tregut sa herë që është e nevojshme. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë rrethanë. Krijimi i kapaciteteve është një punë strategjike në industrinë e naftës," tha ai.  Zangeneh bëri vërejtjet përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje prej 463 milion dollarë midis shoqërisë aksionare private Persia Oil and Gas Industry Development dhe ndërmarrjes shtetërore Kombëtare të Naftës Irani (NIOC) për të zhvilluar fushën e naftës Yaran që ndahet me fushën Majnoon të Irakut fqinj. Sipas agjencisë së lajmeve të Ministrisë iraniane të Naftës Shana, marrëveshja synon të rrisë prodhimin e naftës me pothuajse 40 milion fuçi gjatë një periudhe 10-vjeçare. Projektit i duhen 227 milion dollarë investime direkte dhe 236 milion dollarë të tjerë në kosto shtesë operative. Ai gjithashtu përfshin shpimin e puseve të reja dhe riparimin e atyre ekzistuese, si dhe pajisjen e puseve me sisteme elektrike të pompave (ESP) dhe hartimin e metodave për riparimin e inteligjent të naftës (EOR).

Tags