Iran, ndërtohet një aparat për diagnostikimin e parakohshëm të virusit Korona
Hulumtuesit iranianë kanë prodhuar një aparat për diagnostikimin e parakohshëm të virusit Korona dhe identifikimin e të infektuarve pa shenja.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ky aparat për diagnostikimin e parakohshëm të virusit Korona, mat molekulat e oksigjenit aktiv në gëlbazë.
Muhamed Abdulahad, hulumtues i laboratorit për pajisje nano-biologjike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterit në Universitetin e Teheranit, në lidhje me këtë aparat thotë: “Shtimi i molekulave të oksigjenit aktiv në gëlbazë është një prej karakteristikave që mund të tregojë sëmundjen e shkaktuar nga virusi Korona, sepse te pacientët me sëmundjen Korona edhe në kohën kur ata akoma nuk kanë kurrfarë shenja, niveli i molekulave të oksigjenit aktiv në gëlbazin ndryshon dhe ky aparat me sensor të caktuar duke përdorur këtë karakteristikë, mund të diagnostikojë ekzistencën e virusit Korona. Kjo teknologji është testuar në mbi 600 pacientë në katër spitale dhe ka dhënë rezultate pozitive”.