Irani kërkon ndërhyrjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në Jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar krimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite të kryera në një ceremoni dasme në Jemen ku u vranë dhe u plagosen mbi 25 civilë jemenas kryesisht gra dhe fëmijë të pafajshëm.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke shprehur solidaritet me familjarët e viktimave të këtyre sulmeve çnjerëzore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në veri të Jemenit, deklaroi: “Për fat të keq krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake të koalicionit saudit në Jemen po vazhdojnë nën strehimin e heshtjes dhe indiferencës së Bashkësisë Ndërkombëtare. Prandaj ne kërkojmë nga qarqet ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut të përdorin çfarëdo lloj rruge të mundshme për të mos lejuar vazhdimin e krimeve të koalicionit agresor saudit në Jemen”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në vazhdim theksoi: “Shtetet të cilat po mbështesin me armatime forcat agresore kundër Jemenit me të cilat po vriten dhe gjakosën qytetarët e Jemenit, në realitet janë partnere në krimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe duhet të japin përgjigje për këto veprime para Bashkësisë Ndërkombëtare dhe popullit të Jemenit”.
Musavi shtoi: “Këto krime po kryen dhe po vazhdojnë në kohën kur me keqardhje së fundi OKB me presionin politik të Amerikës dhe me dollarët e sauditëve, e ka hequr emrin e Arabisë Saudite nga lista e regjimeve gjakpirëse dhe fëmijëvrasëse”.