Shkencëtarët iranianë shënojnë progres në prodhimin e vaksinës kundër Koronas
Ministri i shëndetësisë së Iranit ka njoftuar për arritjen e progresit të disa ekipeve hulumtuese iraniane në prodhimin e vaksinës kundër pandemisë Covid-19.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, duke vë në dukje punën hulumtuese të 57 ekipeve të specialistëve iranianë të shkencave mjekësore për prodhimin e medikamentit kundër Covid-19, deklaroi: “Në hulumtimet botërore dhe ndërkombëtare, Irani është i pranishëm si një prej vendeve shumë aktive dhe po merr pjesë me numër shumë të lartë të rasteve dhe rezultateve hulumtuese. Për fat të mirë rastet e testimit të vaksinës në kafshë kanë treguar rezultate të mira dhe së shpejti vaksina e prodhuar nga hulumtuesit iranian do të testohet edhe te njerëzit”.