Hapat e Iranit në drejtim të prodhimit të vaksinës Covid-19
Në Iran për prodhimin e vaksinës së virusit Covid-19 janë angazhuar grupe të ndryshme hulumtimi dhe deri tani janë bërë progrese shpresëdhënëse në këtë fushë.
Said Namaki ministër i shëndetësisë së Iranit ditën e premte në një prononcim të tij për media shpresoi se në të ardhmen e afërt do të jemi dëshmitarë të lajmeve të mira për popullin. Ministri iranian i shëndetësisë vuri në dukje se 57 grupe hulumtuese janë duke punuar për prodhimin e medikamentit të virusit korona dhe shtoi: Këto grupe të dijetarëve dhe shkencëtarëve iranianë janë duke punuar sipas direktivave dhe protokolleve dhe rezultatet e komitetit shkencor kanë arritur përfundimin se shumë shpejt do të kryhen testimet e vaksinës së prodhuar nga Irani tek njeriu. Sipas statistikave të OBSh numri i të infektuarve me virusin korona në botë ka kaluar shifrën 14 milion njerëz ndërkohë që rreth 600 mijë kanë humbur jetën. Numri i të infektuarve me virusin Covid-19 në Iran është rreth 270 mijë ndërkohë që 14 mijë kanë humbur jetën. Në çështjen e përballjes me virusin korona ekzistojnë dy tema kryesore. Së pari: Është mënyra e përballjes me përhapjen e virusit korona dhe uljen e numrit të të infektuarve me këtë virus. Kuadri mjekësor dhe shëndetësor i Iranit ka arritur të bëjë një punë të madhe në rrjedhën e përballjes me virusin korona sidomos pas nisjes së valës së dytë të përhapjes së këtij virusi. Masat e marra nga Irani për tu përballur me përhapjen e virusit korona, kanë qenë në atë nivel saqë me ngritjen e parametrave të shëndetësisë dhe shëndetit në aeroporte janë kthyer fluturimet e të gjitha kompanive të huaja në qiellin e Iranit. Së dyti është përpjekja në uljen e kohës së përmirësimit të të sëmurëve me virusin korona. Një hap i rëndësishëm i Iranit në këtë fushë është rritja e lëvizjes shkencore dhe mjekësore të vendit. Kjo lëvizje edhe pse është përballur me problemeve të shumta të shkaktuara nga virusi Korona, është përhapur shumë shpejt në bashkësinë shkencore të vendit. Dr. Mustafa Kanei, kryetar i komitit shkencor të shtabit të përballjes me virusin korona ka thënë: Janë të paktë ato vende në botë që megjithëse përballen me një virus të tillë dhe kanë nevojë për pajisje mjekësore dhe kite diagnostikuese, brenda dy muajve nga një vend nevojtar të kthehet në një vend eksportues. Kjo tregon se nga teknologjia Iranit në krahasim me vendet pretenduese është shumë e mirë dhe kjo çështje e bën të nevojshme ruajtjen e kompanive novatore dhe të teknologjisë. Paralel me këto veprime, në fushën e studimeve dhe hulumtimeve është bërë një punë shumë e rëndësishme që nisi me hulumtimet për prodhimin e vaksinës, puna e cila po ecën shumë mirë. Këtë e konfirmon edhe deklarata e ministrit të shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit. Aktualisht shkencëtarët e Iranit janë duke bërë testet e vaksinës dhe të medikamenteve që mund të përdoren për kurimin e të sëmurëve me korona. Është e qartë se rezultatet e këtyre hulumtimeve krahasohen edhe me rezultatet e vendeve të tjera. Nëse një metodë apo medikament shihet se është efikas ai me konfirmimin e komitetit shkencor të përballjes me virusin korona, futet në protokollet shëndetësore dhe kurative. Në hulumtimet botërore dhe ndërkombëtare Irani gjithashtu është një vend aktiv i cili ka bashkëpunim në nivel të lartë në shumë raste dhe rezultate hulumtuese. Ky proces tregon se Irani në ciklin e hulumtimeve mbi virusin korona është futur me seriozitet të lartë. Shkencëtarët iraniane janë duke testuar metoda për eliminimin e virusit korona me metoda të reja mjekësore dhe kurative dhe ashtu sic ka thënë ministri i shëndetësisë, Irani është duke punuar me 5 vende të mëdha për virusin Korona dhe për nga progresi nuk është asnjë hap prapa tyre.