Ruhani: Irani arrin të prodhojë pesë medikamente efikas kundër virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98698-ruhani_irani_arrin_të_prodhojë_pesë_medikamente_efikas_kundër_virusit_korona
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë dhe kompanitë iraniane me bazë shkencore kanë arritur të prodhojnë pesë medikamente efikase në kurimin e virusit Korona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 18, 2020 13:58 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani arrin të prodhojë pesë medikamente efikas kundër virusit Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë dhe kompanitë iraniane me bazë shkencore kanë arritur të prodhojnë pesë medikamente efikase në kurimin e virusit Korona.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar për ta luftuar virusin Korona, deklaroi: "Nga aspekti i medikamenteve të cilët mund të kenë efekt në kurimin e virusit Korona, në Iran është bërë një punë shumë e mirë dhe në këtë kuadër specialistët iranianë prezantojnë një medikament tjetër në javët e ardhshme".

Ruhani gjithashtu vuri në dukje vazhdimin e punës intensive për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në Iran dhe u shpreh optimist duke thënë: "Specialistët dhe hulumtuesit iranian gjithashtu në këtë drejtim kanë shënuar progres të konsiderueshëm".

Presidenti i Iranit në vazhdim vlerësoi lartë punën e personelit mjekësor në Iran dhe tha: "Mbrojtja e shëndetit, motivi dhe qetësia e forcës njerëzore në frontin e mbrojtjes së shëndetit, është një çështjeje e domosdoshme".