Pranimi i disfatës përballë Iranit, më mirë sesa spekulimet e çmendura
Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve të pabaza të sekretarit amerikan të shtetit dhe ka thënë se pohimi i dështimit përball Iranit është më e i mirë se sa spekulimet dhe pretendimet e çmendura.
Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ditën e shtunë ka thënë se përball vendeve të tilla si Irani, vetëm forca sjell rezultat dhe jo sjellja paqësore, pretendoi: "Qeveria aktuale e Amerikës ka zbatuar politikë të re kundër Iranit". Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit, ka shkruar: "Për më shumë se 40 vjet, Uashingtoni ka përdorur të gjithë fuqinë e vet për ta mposhtur Iranin, mirëpo akoma vazhdon të dështojë. Prandaj, pohomi dhe pranimi i dështimit përball Iranit të fuqishëm, është më mirë se sa pretendimet lavdëruese të çmendura dhe të pabaza". Pompeo, i cili sipas Ministrit të Jashtëm të Iranit është bërë ministri i urrejtjes në administratën Trump, pasi pretendoi se Irani ka ndjerë politikën e Amerikës, ka kujtuar me krenari ekzekutimin e gjeneral martir Kasem Sulejmani. Kjo është në kohën kur gjatë javës së kaluar Reporterja e OKB për të drejtat e njeriut e ka quajtur të jashtëligjshme veprimin e Amerikës në ekzekutimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani. Irani asnjëherë nuk ka synuar përleshje dhe konflikte në rajon mirëpo armiqve të tij dhe agresorë ua ka bërë të qartë se sa herë që të jetë e nevojshme Irani posedon opsione të shumta për të mbrojtur vendin dhe sigurinë e tij dhe për tu dhënë përgjigje shtangës agresorëve. Anthony Cordesman, një analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington D.C., në një prej studimeve të tij, duke iu referuar aftësisë së Iranit për tu mbrojtur, thotë se në rast të ndonjë veprimi ushtarak kundër Iranit, Teherani do të shkaktojë një tërmet të madh në rajon sepse Irani ka plane ushtarake për të synuar interesat amerikane në rajon. Epoka e imponimit të politikave hegjemoniste të Amerikës tani ka mbaruar. Një ekzaminim i planit të Iranofobisë që drejtohet nga Sh.B.A tregon se qëllimi i zyrtarëve amerikanë për të përsëritur marrëzitë e tyre kundër Iranit është të krijojnë një platformë ndërkombëtare për të justifikuar kërcënimet e SHBA kundër Iranit. Me vazhdimin e planit të Iranofobisë dhe me qëllim shkatërrimin e imazhit të besueshëm të Republikës Islamike, Shtetet e Bashkuara kërkojnë të sfidojnë aftësitë mbrojtëse të Iranit, i cili ndiqet qartë në formën e parashtrimit të shqetësimeve mbi aftësinë raketore të Iranit. Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendimet boshe kundër Iranit, deklaroi se qeveria amerikane pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë një politikë të re kundrejt Iranit. Mike Pompeo deklaroi se qeveria aktuale e Amerikës ka kthyer kahun e rrjedhës së qeverisë së kaluar. Ne kemi dalë nga marrëveshja dhe kemi ndërmarrë një politikë të re kundrejt Iranit, u shpreh Mike Pompeo. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Është fakt se hegjemonia e Amerikës është në prag të rënies dhe ajo po i afrohet fundit.