Ruhani thekson zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar për zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme të vendit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit për koordinimin ekonomik të qeverisë, vuri në dukje rrethanat e vështira si rezultat i luftës ekonomike, sanksioneve dhe presioneve të Amerikës si dhe kufizimeve të pashmangshme për shkak të përhapjes së virusit Korona në Iran dhe tha: "Qeveria e Iranit është e sigurt se me një vështrim realist po shqyrton rrethanat e vështira aktuale dhe njëkohësisht duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme, po mundohet të gjejë rrugëzgjidhje operative dhe praktike për zgjidhjen e problemeve të vendit".
Ruhani shtoi: "Qeveria e Iranit duke shfrytëzuar eksperiencat e shumë viteve të përballjes me imponimin e kushteve të vështira ekonomike, së bashku me qytetarët, aktivistët dhe ekspertët ekonomike dhe me bashkëpunimin e institucioneve të tjera të vendit, do të tejkalojë me kokë lartë këto rrethana. Pavarësisht pengesave dhe problemeve të ndërlikuara dhe të veçanta ekonomike, Irani posedon aftësinë e duhur për të tejkaluar këto rrethana të vështira".